20 Prill 2024

Hapet zyra e Doganës në Parkun e biznesit

Prishtinë, 29 prill - sot në kuadër të përpjekjeve maksimale që Dogana e Kosovës është duke bërë për të qenë afër biznesit Dogana ka hapur zyre në parkun e biznesit të Drenasit ashtu që të ju ofrojë shërbime bizneseve në këtë park dhe rajon.

Pas një bashkëveprimi në mes të Ministrisë së Financave, Ministrisë e Tregtisë,  Doganës së Kosovës dhe njëkohsisht në bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike sot është bërë edhe përurimi ceremonial i hapjes së zyrës së Doganës nga Ministri i financave z. Hoti.

Me këtë rast Ministri i financave theksoi “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë përkrahje prodhuesve. Tani kjo zyrë do të jetë afër bizneseve dhe do të shkurtojë kohën e nevojshme për të kryer procedurat doganore për eksport. Unë përgëzoi drejtorin e doganës dhe falënderojë odat ekonomike dhe MTI –në që e kanë mbështetur në reformën e të bërit biznes” 

Kurse në emër të MTI foli z. Salihu i cili theksoi se ky veprim sot rrit profilin e parkut të biznesit, falënderojmë Doganën për gatishmërinë për të ardhur dhe qenë pran bizneseve. Mendojmë që kjo do të lehtësoi punën e bizneseve pasi janë prodhues dhe punësojnë derisa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka plan për zgjerimin e këtij parku”

Z. Gërxhaliu theksoi “Vitet 2015 dhe 2016 janë shpaluar vite të dialogut në komunikimin publiko privat, kjo iniciativë tregon bashkëpunimin intern në mes të institucioneve dhe odave dhe kjo zyre  duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera. Dogana është duke performuar mirë dhe kjo duhet të shërbej si model edhe për institucionet tjera”.

Derisa nga ana e tij z. Rafuna theksoi “Është kënaqësi kur hapet një zyre e cila i ofron shërbime prodhuesve, në Parkun e Biznesit ne kemi një numër të kompanive të cilat janë prodhues dhe përpunues dhe duke vërejtur tendencën e rritjes së eksporti nga ky park ne jemi motivuar të hapim këtë zyre. Bizneset do të kenë mundësi të marrin këshilla dhe shërbime në kohë reale  për të gjitha procedurat që i përkasin eksporti dhe importin”. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)