28 Mars 2024

Prezantohet Strategjia Kombëtare për Zhvillim në Regjionin e Ferizajt

Ferizaj, 28 prill - Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), nën koordinimin e Zyrës për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, në Ferizaj u mbajt takimi i fundit rajonal për prezantimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim. Në këtë takim është prezantuar Shtylla e IV-të e SKZH, përkatësisht Zhvillimi i Infrastrukturës.

Në këtë takim morën pjesë, shoqëria civile, autoritetet lokale, si dhe komuniteti i biznesit nga regjioni i Ferizajt.

Panelistë në këtë takim ishin Ministrat dhe zv. Ministrat rreth shtyllës së Infrastrukturës së SKZH:

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavileci

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferid Agani

Zv. Ministri i Financave, z. Agim Krasniqi

Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, z. Qemajl Marmullakaj

Këto takime publike kanë për qëllim të bëjnë promovimin dhe rritjen e informimit tek hisedarët e lartpërmendur rreth finalizimit të Strategjisë dhe masat që do të ndërmerren për zbatimin e saj.

Ky është takimi i katërt me radhë dhe i fundit i këtij formati në vazhdën e promovimit të SKZH nëpër regjione. Tri takimet e para u mbajtën në regjionin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, respektivisht për shtyllën e Qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, Kapitalit njerëzor dhe Konkurrueshmërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)