20 Prill 2024

Gjendja e sigurisë në vendin e punës nuk është në nivelin e dëshiruar

Prishtinë, 28 prill - Me një grup të konsiderueshëm panelistësh, të profileve të ndryshme, është zhvilluar  sot konferenca një ditore me temën “Dita Ndërkombëtare për të vdekurit në vendin e tyre të punës” e organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës,  në bashkëpunim me organizatat KOSHA dhe SAFETY WORKPLACE STRESS. 

Kjo temë e trajtuar sot u mbajt në nder të atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës si pasojë e sigurisë dhe kushteve jo të mira gjatë orarit të punës.

Ministri i MPMS-së, z. Arban Abrashi, duke përshëndetur të pranishmit në konferencë, tha se MPMS është e vendosur dhe fuqishëm e angazhuar që të fuqizojë sistemin e sigurisë dhë shëndetit në punë, ku sipas tij edhe numri i vogël i inspektorëve po paraqet një mangësi të madhe drejt përmirësimit të gjendjes së përgjithshme.

Kryeinspektori i Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi gjatë debatit ka thënë se gjendja e sigurisë në vendin e punës nuk është në nivelin e dëshiruar, prandaj krijimi i kushteve të punës më të favorshme, më të sigurta dhe më të shëndetshme për punëtorët, në funksion të parandalimit të aksidenteve në punë është e domosdoshme.

Z. Ibrahimi më tej ka shtuar se siguria dhe shëndeti në punë është më i rëndësishëm se sa Ligji i Punës. Ai dha një shifër të punëtorëve që kanë humubur jetën në vendin e tyre të punës për vitin 2015. Ai tha se vivtin që lame pas 9 punëtorë kanë humbur jetën dhe 45 janë lënduar.

Gjatë konferencës nga të pranishmit iu dha rëndësi e veçantë edhe një elementi kryesor siç e quajtën ata “stresi në vendin e punës”, të cilën e konstatuan si faktori kryesor që shkakton problemet emocionale dhe psikologjike tek punëtorët.

Ndërsa zëvendës inspektori z. Agim Millaku, ka thënë se numri i aksidenteve në vendin e punës në Kosovë po pëson rënie çdo vit, përderisa përmendi se sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në çdo 15 sekonda në botë humb jetën një punëtorë në vendin e tij të punës.

Si konkluzione të arritura në fund të këtij takimi ishte edhe nevoja e menjëhershme për të ndërrmarrë hapat e parë në përcaktimin dhe hartimin e ‘Listës së sëmundjeve profesionale’ si dhe formimi sa më shpejt i një Këshilli Nacional mbi shëndetin në punë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)