25 Prill 2024

Lista e uzurpatorëve të pronave publike e shoqërore publikohet të hënën

Prishtinë, 12 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi, kryeses i Bordit dhe Avni Jashari, drejtor menaxhues, me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për një varg çështjesh, të cilat vazhdojnë të jenë sfiduese për këtë agjenci dhe drejtuesit e saj.

Sipas dakordimit nga takimi i kaluar, ishte qëndrim i përbashkët i bashkëbiseduesve që lista e të gjithë uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore në Kosovë, që nga viti 1999 e këtej, të bëhet publike këtë të hënë.

Kryetari Veseli falënderoi drejtuesit e AKP-së për punën tyre në krye të kësaj agjencie dhe për vendimet e tyre të rëndësishme , sidomos lidhur me listën e uzurpatorëve, për të cilën tha se nevojitet përfshirje e drejtpërdrejt e prokurorisë.

Veseli tha se ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë nga fillimet e tij deri me tani.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë. Ka ardhur koha që manipulimet të marrin fund dhe akuzat të qartësohen. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë”, theksoi kryetari Veseli.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e rritjes së investimeve të huaja në Kosovë, nëpërmjet krijimit të lehtësirave, siç janë zonat e reja ekonomike, të cilat do t’u krijonin mundësi investitorëve të rinj që të investojnë në vendin tonë, duke rritur kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja të punës. 

U diskutua, gjithashtu, edhe për Ndërmarrjen “Trepça”, si një prioritet i veçantë nacional.

Gjatë takimit, u fol po ashtu, edhe për ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që investimet në komuna të mos jenë peng i barrierave ligjore që dalin nga ligjet ekzistuese mbi pronat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)