20 Prill 2024

70 biznese nga Kosova në panairin e Antalisë

Antali, 12 shkurt - Shtatëdhjetë biznesve nga Kosova po marrin pjesë në panairin e 23 ndërkombëtar të prodhimeve ushqimore  e pijeve në Antalia të Turqisë “Anfash Food Product”, ku tw pranishme janw rreth 200 kompani nga  28 shtete.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se pjesëmarrja dhe prezentimi i Kosovës në këtë panair ndërkombëtar është i rëndësisë së veçantë, sepse këtu po promovohen vlerat kombëtare të ekonomisë mbarë shqiptare e në veçanti ato të Kosovës. Si potencial dhe mundësi e re për zhvillimin dhe investimet e reja që Kosova i pret.

“Pjesëamrrja kaq masive e biznesve nga Kosova në këtë panair ndërkombëtar tregon edhe një herë gatishmëinë e shpirtit ndërmarrës të kosovarëve për të gjetur mundësi të bashkëpunimit dhe bashkë investimeve në fusha të ndryshme e sidomos në ato prodhuese”, tha Shahini.

Sipas tij kosovarët duhet të gjejnë treg për të shitur produktet e veta në këtë shtet të fuqishëm e që mesatarisht kapë numrin rreth 80 milionë qytetarë që mund të jenë konsumues të prodhimeve të Kosovës.

“Kosova në këtë drejtim ka avancuar edhe me marrvëveshje të ndryshme që ka me Turqinë për liberalizim të tregut. Turqia është shtet i vetëm me këtë fuqi kaq të madhe ekonomike e politike që ka bërë liberalizmin për kosovarët që ata të lëvizin pa viza e kjo është shumë e rëndësishme”, tha kryetari Agim Shahini.

Në kuadër të panairit po zhvillohen takime B2B ku interesimi i kompanive turke dhe i kompanive tjetra të shteteve pjesëmarrëse në panair ishte i lartë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, këtë aktivitet e ka organizuar në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar”, i cili po realizohet jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në shtete të ndryshme për të promovuar  potencialet që ka Kosova, rritjen e eksportit si dhe thithjen e invetsimeve të huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)