24 Prill 2024

Privatizimi në Kosovë proces i pasuksesshëm

Prishtinë, 11 shkurt - Procesi i Privatizimit në Kosovë ka qenë në qendër të kritikave të ashpra që nga koha e fillimit të tij. Duke i pasur parasysh rrethanat specifike, procesi i privatizimit në Kosovë mund të cilësohet si një nga më sfiduesit në të gjitha vendet post-komuniste.

Procesi i privatizimit në Kosovë, si shumë vendime të institucioneve të Kosovës, është tregues i mungesën së lidhjes në mes të nevojës për të privatizuar, sfidave të zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe ndërtimit të një ambientit të përshtatshëm institucional që garanton suksesin e privatizimit.

Paneli Diskutues në të cilin u publikua Analiza e Politikave “Shitje në Panik: Vlerësim i Sfidave dhe Problemeve Kryesore të Procesit të Privatizimit në Kosovë”,  i mbajturat sot, 11 Shkurt 2016, trajtoj problemet kryesore të hasura gjatë procesit të privatizimit në Kosovë.

Më saktësisht, në këtë panel u vunë në pah probleme të tilla si dualizmi institucional, problemet pronësore, metodat e privatizimit, ndikimi negativ në punësim, vlera shumë e ulët e shitjes së NSH-ve, korrupsioni, nënvlerësimi i tokës bujqësore, mos shfrytëzimi i fondeve të privatizimit dhe përjashtimi i qytetarëve nga procesi i privatizimit.

Në këtë panel u diskutua mbi ndikimi që privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) në ka në ekonominë e Kosovës. Ky ‘privatizimit masiv\' si qasje kryesore për të trajtuar sfidat ekonomike të Kosovës nuk është bazuar në ndonjë analizë të thellë ekonomike. Për më tepër, ky proces nuk i ka plotësuar pritjet dhe është karakterizuar nga probleme të cilat më shume e kanë dëmtuar se sa përmirësuar kapacitetin e prodhimit të Kosovës, dhe si pasoj e prosperitetin e saj ekonomik.

“Procesi i privatizimit në Kosovë mbetet njëri ndër proceset më sfiduese në gjithë Evropën post-komuniste. Për më tepër, ky proces nuk ka arritur që të shtoj vlerën e  ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht të ekonomisë së Kosovës”, tha Delfinë Elshani, bashkë-autore e Analizës së publikuar.

Edhe Nikolaos Kavallaris Ladis nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se përkrahin shumë organizimin e diskutimeve me tema të tilla të një rëndësie të madhe për ekonominë dhe vendin në përgjithësi dhe shpreson që ky raport, si i tillë, të tregoj rezultate pozitive, sa i përket këtij procesi.

Në anën tjetër, Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, tha se zbatimi i politikave të AKP-së varet edhe nga hallkat tjera institucionale, dhe jo vetëm nga AKP.

“Procesi i privatizimit nuk mund të ketë sukses nëse ai nuk asociohet me zhvillimin e politikave të tjera qe ndihmojnë atë”, shtoi z. Gashi.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, theksoi edhe njëherë rëndësinë e këtij procesi dhe se si politikat ekonomike kanë pamundësuar qe privatizimi të jetë i suksesshëm, duke argumentuar tutje që fondet e privatizimin nuk mund të mbesin peng i një politike të gabuar të bllokimit të tyre.

Ndërsa, Besnik Bislimi, Kryetar i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se privatizimi është dashur të ketë objektivat e tij. Prandaj, metodat që janë shfrytëzuar në këtë proces nuk do të mund të ishin të suksesshme për aq kohë sa objektivat e privatizimit nuk ishin të definuara që më parë. Gjithashtu, ai theksoi se prioritet i bordit të AKP-së, por edhe Kuvendit të Kosovës, duhet të jetë vlerësimi i procesit të gjertanishëm të privatizimit.

Ndërsa Kreshnik Gashi nga Emisioni “Drejtësia në Kosovë” theksoi se ka pasur shumë raste kur investitorët janë kërcënuar, pronat e tyre mbahen të uzurpuara ndërsa ka dhjetëra deklarata me dyshime për keqpërdorime gjatë procesit të privatizimit. Megjithatë, organet e ndjekjes ende vazhdojnë të vëzhgojnë”. 

Gjithashtu, Sahit Sylejmani nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme tha “Një gjë është shumë e qartë se me këtë numër të gjyqtarëve që e ka Dhoma e Posaçme, nuk mund të pritet më tepër. Në vitin 2015 janë përfunduar 1,900 lëndë apo 45 përqind nga lëndët e pranuara.

Efikasiteti i punës në gjykatë duhet të rritet për shkak të rëndësisë dhe interest të Procesit të Privatizimit për zgjedhjen më të shpejtë të lëndëve”.

“Procesi i privatizimit ka qenë prej fillimit proces politik, dhe ajo që është më shqetësuese është kontrolli politik i vendimeve që kishin të bëjnë me privatizimin”, tha Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)