24 Prill 2024

Ministri Abrashi po qëndron për një vizitë zyrtare në Francë

Paris, 10 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po qëndron në  Francë, për një  vizitë zyrtare.

Ministri Abrashi zhvilloi takim me homologen e tij, znj. Myriam El Khomri, Ministre e Punës, e Punësimit, Aftësimit profesional dhe Dialogut social, në  Qeverinë  e Republikës së Francës.

Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për përkrahjen e Francës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Ministri Abrashi dhe Ministrja El Khomri, u zotuan që  gjatë  muajve në  vijim të  shkëmbejnë  vizitat teknike dhe të përgatiten për Samitin e Parisit në korrik, ku theks i veçantë  do t\'i jepet zhvillimit të  kapitalit njerëzor dhe fuqizimit të rinisë.

Ministri Abrashi do të takojë edhe zyrtarë tjerë të lartë, nga Ministria e Jashtme Franceze dhe deputetët e grupit për miqësi Francë - Kosovë, nga Asambleja Kombëtare e Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)