20 Prill 2024

SHBA me buxhet prej 4 trilionë e 147 miliardë dollarë

Washington, 10 shkurt - Shtëpia e Bardhë i paraqiti Kongresit të martën raportin e buxhetit të qeverisë federale për vitin financiar 2017.

Sipas këtij raporti, shpenzimet e qeverisë federale amerikane do të jenë afro 4 trilionë e 147 miliardë dollarë, kurse të ardhurat do të jenë afro 3 trilionë e 644 miliardë dollarë, me një deficit financiar prej afro 2.6% të vëllimit të përgjithshëm të prodhimit.

Në projektbuxhetin e paraqitur janë shtuar investimet në projekte të ndryshme studimore, zhvillimin e energjisë së pastër dhe investimet në infrastrukturë, fondet e bamirësisë për fëmijë dhe shtresën e punonjësve të thjeshtë, anulimin e favorizimit të taksave për familjet me të ardhura të larta si dhe shtimin e financimeve për goditjen e ISIS-it dhe për sigurinë kibernetike.

Por analistët thonë se do të jetë i vështirë miratimi i këtij projektbuxheti, pasi Kongresi kontrollohet nga Partia Republike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)