25 Prill 2024

MMPH financon rregullimin e lumenjve në Rahovec

Prishtinë, 9 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka realizuar sot një vizitë në Komunën e Rahovecit, ku është pritur nga kryetari Idriz Vehapi. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi për së afërmi me gjendjen në fushën e mjedisit dhe projektet e tjera që ndërlidhen me këtë ministri.
 
Ministri Agani konfirmoi se tashmë janë ndarë mjetet financiare për rregullimin e shtratit të lumit “Dullo”, dhe atij “Remnik”, dhe do të shikohet mundësia e përkrahjes edhe të projekteve të tjera të cilat janë në interes të të gjithë banorëve të Komunës së Rahovecit.

Për rregullimin e shtratit të lumit “Dullo” i cili kalon nëpër qytetin e Rahovecit për vitin 2016 janë ndarë 50 mijë euro, kurse për  ndërtimin e shtratit të lumit “Remnik”, i cili kalon nëpër fshatin Fortesë për vitin 2016 janë ndarë 34 mijë euro.

Agani tha se janë dhe disa çështje të tjera, siç është zbatimi i udhëzimit administrativ për hartat zonale, që është po ashtu një projekt madhor, për të cilin duhet të kemi koordinim me të gjitha komunat e vendit.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, e falënderoi ministrin Agani, për ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e shtretërve të  lumenjve “Dullo” dhe “Remnik”, investime këto që kanë për qëllim mbrojtjen e  mjedisit në këtë komunë. 

Vehapi, po ashtu, kërkoi nga ministri Agani, mbështetjen edhe të projekteve të tjera siç janë projekti i  lumit në fshatin Zoqishtë dhe projekti tjetër që ka të bëjë me ndërtimin e ndërtesës për banim social, projekt ky i cili ka filluar gjatë vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)