25 Prill 2024

LDK: Shpend Ahmeti po e zhvat buxhetin e Komunës

Prishtinë, 8 shkurt - Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përkrah aktivistëve të VV, anëtarë të komiteteve të Kuvendit të kryeqytetit, siç është aktivisti anëtar i Komitetit për Urbanizëm, Nol Binakaj, i cili po quhet tanimë ndërmjetësues në mes të Komunës dhe Kompanive për ndërtim, ku babai i tij projekton dhe rrjedhimisht përfiton nga Komuna e Prishtinës.

\"A ka ku shkon më tej konflikti i interesit se sa kur një anëtar Komiteti për Urbanizëm në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, të ndërmjetësojë dhe t’i lëhtësojë punën Kompanisë, nga e cila përfitues i drejtëpërdrejtë është ai vetë dhe kompania projketuese, pronar i së cilës është babai i Nol Binakajt.\"

\"Krahasoni, kur një anëtar Komitetit për Urbanizëm përfiton drejtpërdejt nga Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, të cilit i rri në krah NOLI,  babai i të cilit, me kompaninë e tij është hartues i projektit të atij ndërtimi\", thekson grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës.

Kryetari Ahmeti përmes anëtarëve të Komitetit për Planifikim Urban nga Vetëvendosja, sipas LKD -se  po e zhvat buxhetin e Komunës.

 Kjo zhvatje sipas tyre po ndodh para syve të qytetarëve të kryeqytetit, duke instaluar ndërmjetësues për leje dhe aktivitete të firmave që po vjelin përfitimet nga Komuna e Prishtinës.

\"E ftojmë kryetarin Ahmeti që ta ndërpresë këtë veprimtari zhvatëse përmes firmave, udhëheqësit e të cilave janë aktivistë dhe të lidhur me VV dhe anëtarë të Komiteteve, siç është Komiteti për Urbanizëm në Kuvendin e Prishtinës\", konsideron grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës.

Grupi e posedon skemën zhvatëse pjesë e së cilës, në një mënyrë a një tjetër, është kryetari i Komunës z.Shpend Ahmeti.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)