18 Prill 2024

Hoti: ATK gjatë këtij viti do të mbledh 388 milion euro

Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se të hyrat që pritet t’i mbledhë Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë këtij viti janë 388 milionë euro, prej të cilave 10 milionë janë nga falja e borxheve dhe tetë milionë nga AKP-ja, si borxhe të ndërmarrjeve shoqërore.

"Administrata Tatimore e Kosovës me plan ambicioz për 2016. Të hyrat që pritet të mbledh ATK gjatë këtij viti janë 388 milion euro, prej të cilave 10 mil janë nga falja e borxheve dhe 8 mil nga AKP si borxhe të Ndërmarrjeve Shoqërore. Ky plan është ambicioz, por i realizueshëm duke marrë parasysh resurset njerëzore të krijuara me vite në ATK", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij gjatë vitit 2016, prioritetet strategjike të ATK-së janë:

Rritja e aftësive të stafit;

Përmirësimi i proceseve kyçe tatimore;

Zvogëlimi i ekonomisë jo-formale;

Ripërtëritja e teknologjisë informative;

Sigurimi i një strukture organizative efektive dhe llogaridhënie të qartë.

Realizimi i të hyrave kryesisht është i orientuar në përmbushjen vullnetare, duke ofruar informatat që tatimpaguesit detyrimet e tyre tatimore t’i plotësojnë me kosto sa më të ulët.

"Për realizimin e këtyre objektivave, ATK ka buxhet prej 9.7 mil euro, që është pak më i ulët se në vitin 2015. Bazuar në të hyrat e planifikuara prej 388 mil euro, rrjedh se për çdo 1 euro që ATK shpenzon, i sjell buxhetit të shtetit 40 euro të hyra", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)