20 Prill 2024

FMN: Ekonomia kineze mund të evitojë "rënien e fortë"

Pekin, 6 shkurt - Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Cristine Lagarde u shpreh të enjten se megjithëse hipotezat për rënien e fortë të ekonomisë kineze kanë zgjatur prej vitesh, ajo ka besim që Kina mund ta shmangë këtë gjatë procesit për ndryshimin e modelit të zhvillimit, në një model me zhvillim të vazhdueshëm.

Lagarde theksoi se ndonëse ngadalësimi i ekonomisë kineze brenda një kohe të shkurtër do të ndikojë në tregtinë ndërkombëtare dhe çmimin e mallrave të paambalazhuara, por në një periudhë afatgjatë ekonomia kineze po kalon në modelin me sektorin e shërbimeve në krye dhe me nxitjen nga konsumi i brendshëm. Kjo do të favorizojë Kinën dhe mbarë botën.

Lagarde paralajmëron se ekonomitë e reja do të përballojnë sfida të shumta, si diferenca e politikave monetare mes ekonomive të zhvilluara, ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe ulja e çmimit të mallrave të paambalazhuara. Ajo parashikon se me përballimin e këtyre sfidave, ekonomitë e reja do të kenë më shumë kërkesa për FMN-në dhe institucione të tjera shumëpalëshe të botës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)