19 Prill 2024

Banka Aziatike e Investimeve emëron zëvendëspresidentët

Pekin, 6 shkurt - Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture emëroi pesë zëvendëspresidentët. Zyrtarët e rinj kanë përvojë si në ekonomitë e zhvilluara ashtu dhe ato zhvillim, si dhe institucionet shumëpalëshe.

Presidenti i bankës, Jin Liqun thotë se ekipi udhëheqës është \"një grup jashtëzakonisht i fortë dhe i përkushtuar.\"

Zhou Qiangwu i Ministrisë së Financave të Kinës tha se emërimi i zëvendëspresidentëve tregon se banka ka hyrë në një fazë të re, ndërsa shtoi se pozicionet e tjera të rëndësishme do të plotësohen së shpejti.

\"Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture duhet të jetë efikase dhe e administruar thjeshtë. Të gjithë drejtuesit e lartë janë përzgjedhur nëpërmjet konkursit të hapur. Ne kemi zgjedhur këta pesë zëvendëspresidentë bazuar në përvojën e tyre të punës, arsimimin dhe aftësitë profesionale.\"

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukture e propozuar nga Kina, synon të mbështesë projektet e infrastrukturës në Azi dhe ka 57 anëtarë themelues.

Institucioni u themelua zyrtarisht në Pekin në dhjetor të vitit 2015 dhe filloi punën në janar të 2016-s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)