25 Prill 2024

Hoti priti shefin e Ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber

Prishtinë, 5 shkurt - Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim shefin e Ambasadës së Luksemburgut  Pierre Weber, të cilin e falënderoi për kontributin e shtetit të Luksemburgut dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për investimet e Luksemburgut në projekte të cilat ndikojnë direkt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast Ministri Hoti gjithashtu shprehi bindjen se ky bashkëpunim  ndërmjet dy vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hoti  dhe shefi i  Ambasadës së Luksemburgut  Pierre Weber diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për ofrimin e trajnimeve  nga Qeveria e Luksemburgut në fushën e prokurimit elektronik të nivelit qendrorë, në fushën  e Partneritetit Publik Privat,  ofrimin e ekspertëve për këtë fushë, si dhe në trajnimin  dhe licencimin e auditorëve të brendshëm për të gjitha organizatat buxhetore.

Në këtë takim, po ashtu u diskutua edhe  për mundësinë e ofrimit të ndihmës për trajnimin e stafit dhe ofrimin e ekspertëve nga Luksemburgu  për Ministrinë e Financave për zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në, Plan i cili është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)