19 Prill 2024

ATK realizoi seminar për nxënësit e shkollave të mesme në Ferizaj

Prishtinë, 30 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Ferizajit, me datë 26.11.2015 ka mbajtur Seminar një ditor për nxënësit, konkretisht maturantët e Shkollave të Mesme, me temën “Sistemi Tatimor në Kosovë”.

Qëllimi i këtij seminari ishte edukimi i nxënësve/maturantëve, lidhur me funksionimin e sistemit Tatimor në Kosovë.

 Prezantimi është mbajtur në amfiteatrin e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin nxënësit/maturantët e Shkollave të Mesme, si: Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, Shkolla e Mesme “Faik Konica”, Gjimnazi Shkencorë - Gjuhësor “Pjetër Bogdani”, Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini”, si dhe Shkolla e Mjekësisë “Elena Gjika”.


Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Çfarë janë tatimet?, Si mblidhen tatimet?, Çfarë janë taksat?, Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?, Llojet e tatimeve, Normat tatimore, Përmbushja e detyrimeve tatimore, Parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, Lehtësitë në pagesë të tatimeve, Vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, Rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, nxënësve/maturantëve iu mundësua ndjekja e spoteve të përgatitura nga ATK.

Gjatë këtij seminari, nxënësit parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit, Sami Salihu - Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Nxënësve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit”, “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin” dhe “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal në ATK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)