28 Mars 2024

Gjakova pranon fondin për fëmijët nga vrapimi “Vrapo me FSK-në”

Prishtinë, 24 nëntor - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka pranuar donacionin e FSK-së në vlerë prej 4,177.00 euro, fond ky i grumbulluar për fëmijët e Komunës së Gjakovës nga vrapimi humanitar “Vrapo me FSK-në”, i organizuar javë më parë në Komunën e Gjakovës.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur shumë e kënaqur që nga një aktivitet i tillë sportiv dhe me karakter humanitar, të mblidhen mjete për fëmijët e komunës sonë, ku  do të dedikohen në njërën prej institucioneve arsimore.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur e gatshme edhe për aktivitete të tjera në bashkëpunim me FSK-në, të cilën e ka vlerësuar si një bashkëpunim shumë të mirë e cila mund të vazhdoj edhe në të ardhmen për organizimin e mundshëm të gjysmë maratonës në Gjakovë.

Toger Manushaqe Nura, me rastin e dorëzimit të këtij donacioni, është shprehur se ka pasur shumë arsye që ky aktivitet vrapues me karakter humanitar të mbahej në Gjakovë.

Një arsye kryesore ishte prezenca e pakët e FSK-së në komunën e Gjakovës, pastaj arsyeja ishin fëmijët e kësaj komune, si dhe mbështetja e madhe e Komunës së Gjakovës dhe e kryetares Kusari Lila e cila me pjesëmarrjen e saj aktive në këtë vrapim ishte inkurajim edhe për të tjerët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)