28 Mars 2024

Më 27 nëntor në Berlin mbahet Forumi Ekonomik Gjermano Kosovar

Prishtinë, 24 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Gjermano – Kosovar më datën 27 nëntor në Berlin organizon forumin ekonomik të bizneseve të dy vendeve.

Ky forum është rast I shkëlqyeshëm dhe mundësi e mirë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në relacion Gjermani – Kosovë në përgjithësi dhe kompanive nga dy vendet ne veçanti.

Duhet theksuar se Forumi Ekonomik Gjermano – Kosovar ka informuar më shumë se 4.500 ndërmarrje të ndryshme në Gjermani për këtë takim dhe njëkohësisht janë të ndara edhe 15 shtande që kompanitë nga Kosova të ekspozojnë produktet e veta.

Pjesëmarrjen e vet deri më tash e kanë konfirmuar 40 ndërrmarrje nga Kosova.

Ky do të jetë një rast I mire që në takimet B2B ndërrmarrësit nga Kosova dhe Gjermania të bisedojnë konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)