25 Prill 2024

Kosova po merr pjesë në takimet e FMN-së dhe BB-së në Peru

Lima, 10 tetor - Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti  dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza,  po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore,  të cilat po  zhvillohen në Lima të Perusë.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, delegacioni i Kosovë ka zhvilluar  takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku janë takuar me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Min Zhu, Drejtorin Ekzekutiv të FMN-së që mbulon Kosovën Ibrahim Canakci, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së Paul Thomsen si dhe me Christopher Towe nga  Departamenti për Çështje Fiskale në FMN.

Delegacioni i Kosovës është takuar edhe me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, ku kanë zhvilluar takime me Drejtorin Ekzekutiv që mbulon Kosovën  Franciscus Godts, zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë Cyril Muller, si dhe me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor  Ellen Goldstein.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth zhvillimeve ekonomike, fiskale e financiare në vend, për adresimin e sfidave të ndërlidhura me këtë fushë, asistencën teknike nga FMN-ja dhe Banka Botërore dhe çështje tjera të ngjashme.

Në të gjitha takimet është vlerësuar progresi i arritur në Kosovë si dhe janë dhënë zotime për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)