26 Prill 2024

Investimet nga diaspora të rëndësishme për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 8 tetor - Edhe sot ministri i Diasporës, Valon Murati, vizitoi tri kompani, investime këto mjaft të suksesshme nga diaspora.

Gjatë vizitës në kompanitë  ”KosovaTex”, fabrikë për prodhimin e pantallonave (Prishtinë), “MeCatyp-KS”, fabrika për prodhimin e pjesëve mekanike për fusha të ndryshme, “KEMA PACK”, fabrikë për prodhimin e paketave, të llojeve të ndryshme, dhe “Eurofol” (Ferizaj), fabrikë riciklimi, ministri u njoftua për procesin e punës, për numrin e punëtorëve, për mjetet me të cilat punohet.

Të gjitha këto kompani, me shumë sukses, prodhimet e tyre i plasojnë në tregun evropian.

Mirëpo, përveç sukseseve, pothuajse të gjithë drejtuesit e këtyre kompanive ballafaqohen edhe me pengesa e probleme të ndryshme  gjatë punës së tyre.

Ministri Murati, duke i njoftuar për krijimin e një grupi të punës për tërheqjen e investimeve nga diaspora, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, tha se tash e tutje për të  gjitha shqetësimet e problemet, por edhe për propozime e ide  mund t’i drejtohen këtij grupi.

“Grupi i punës, përveç tërheqjes së investimeve nga diaspora, do të merret edhe me shqyrtimin dhe trajtimin e problemeve  në dikastere të caktuara. Nëpërmjet këtij mekanizmi të krijuar synojmë të jemi zëri juaj, të jemi afër jush”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte që këta investues nga diaspora ta ndiejnë mbështetjen institucionale, si dhe të njohja  për së afërmi me sukseset dhe proceset nëpër të cilat këto kompani kalojnë.          
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)