29 Mars 2024

Kaçaniku me shkallën më të ulët të obligimeve

Kaçanik, 6 tetor - Komuna e Kaçanikut është renditur e para, respektivisht Komuna me shkallën më të ulët të detyrimeve (borxheve). Sipas Raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshme i cili është bazuar në performancën financiare dhe shërbimeve të ofruara në Komuna për vitin 2014, Kaçaniku ka shkallën më të ulët prej 0,3 % (19,638 €) të detyrimeve krahas shpenzimit të përgjithshëm të buxhetit në shumë prej 6,545,962 euro.

Bahri Selimi, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke shpalosur Raportin ka thënë se shuma prej 19,638 euro (0,3%) ka mbet obligim pasi Komuna nuk ka pas mjete të lira për kryerjen e obligimeve financiare.

Raporti i publikuar i Auditorit të Përgjithshëm paraqet një analizë krahasuese të treguesve në fushat: Ekzekutim i Buxhetit për Investime kapitale, Të hyrat, Shpenzimet e Reprezentacionit dhe Derivatet e Naftës, Arsimi, Shëndetësia si dhe shqyrtimi i aplikacioneve për Leje Ndërtimi. Sipas raportit, Komuna e Kaçanikut ka treguar performancë të shkëlqyer edhe në shpenzimet për dreka zyrtare duke u radhitur në mesin e 5 komunave me shpenzimin më të ulët.

Drejtori Selimi ka thënë se sipas raportit Komuna e Kaçanikut ka shpenzuar 0,09 % të shumës së buxhetit apo 5,593 euro duke treguar vëmendje të veçantë në kursimin e parasë publike. Ai ka sqaruar se përderisa në vitin 2013 ishin shpenzuar 16,019 euro, vitin e kaluar janë shpenzuar vetëm 5,593 euro ose shprehur në përqindje ky shpenzim është zvogëluar për 186 %. Komuna e Kaçanikut sipas Raportit të Përformancës Financiare dhe Shërbimeve të Ofruara qëndron në mesin e Komunave tjera edhe në fushat tjera, përveç shqyrtimit të aplikacioneve për Leje Ndërtimi brenda afatit ligjor që kërkohet angazhim dhe përkushtim më serioz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)