28 Mars 2024

Abrashi informoi pensionistët për kategorizim të pensioneve

Prizren, 6 tetor - Në koordinim të aktiviteteve të përbashkëta konsultative mes Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, sot në Prizren, Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale Arban Abrashi dhe Kryetari i Pensionstëve, Shaban Kajtazi, po mbajnë konsultime me përfaqësuesit e Bashkimit të Pensionstëve dhe Invalidëve të Punës, struktura përfaqësuese në kuadër të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Sipas Ministrit Abrashi këto dhe konsultimet tjera, përpos se kanë për qëllim të informojnë pensionistët për hapat që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke ndërmarrë në drejtim të ngritjes së pensioneve dhe kategorizimit, po ashtu shërbejnë dhe aplikohen si një praktikë e mirë në procesin e përpilimit të politikave dhe legjislacionit nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri Abrashi i informoi pensionistët se kategorizimi dhe fillimi i ndarjes së pensioneve sipas kategorizimit do të fillojë më së largu nga janari 2016, por që në varësi nga progresi i arritur në proces të kategorizimit dhe mundësitë buxhetore, skema e re mund të fillojë së aplikuari edhe gjatë 2015. Takimet me pensionistët e rajoneve tjera do të vazhdojnë në javët në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)