23 Prill 2024

Trajtohen të gjitha kërkesat e qytetarëve në Drejtorinë e Kadastri

Prishtinë, 6 tetor - Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar të bëjë ofrimin e shërbimeve sa me efikase për qytetar duke ofruar informacione dhe të dhëna të azhurnuara për pronat e paluajtshme.

Gjatë muajit shtator  në 4 zyrat pritëse janë pranuar gjithsej 2,524 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 2,519 ndërsa janë refuzuar 12 kërkesa. Në procedurë  kanë mbetur 63 kërkesa të cilat janë realizuar përmes 2 sektorëve: sektorit të kadastrit dhe sektorit të gjeodezisë.

Sa i përket të hyrave të grumbulluara për muajin shtator në këtë drejtori, janë arkëtuar 47,785 euro.

Duke filluar nga muaji tetor në Drejtorinë e Kadastrit dhe Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të gjithë qytetarët do të mund të marrin shërbime duke filluar nga ora 8:30 – 15:00 pa ndërprerje, respektivisht këto shërbime do të ofrohen nga stafi përkatës edhe gjatë orës që më parë shërbente si pauzë.

Po ashtu, në kuadër të reformave administrative në Drejtorinë e Kadastrit ka filluar menaxhimi digjital i radhëve, janë krijuar edhe pikat “One stop shop” me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të gjitha shërbimet të cilat i ofron Komuna, t’i kryejnë në këtë pikë, e jo si më parë kur pagesat e ndryshme duhet t’i kryenin në vende të tjera dhe sërish të futeshin në radhët e pritjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)