20 Prill 2024

Fillojnë takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së

Lima, 5 tetor - Takimi vjetor i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbahet në Lima të Perusë prej së hënës.

Çështjet kryesore që do të diskutohen gjatë takimit njëjavor do të jenë ndryshimet në mënyrat e zhvillimit në Kinë dhe norma e interesit nga Rezerva Federale në SHBA.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm rreth 15 mijë pjesëmarrës nga 200 vende e rajone të botës.

Veprimtaritë vjetore përfshijnë 300 takime me dyer të mbyllura, të cilat ndihmojnë vendet anëtare të marrin vendime të drejta ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)