25 Prill 2024

Turqia angazhohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

Prishtinë, 2 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu priti sot ne takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç  me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe komunitetit të biznesit të dy vendeve.

Kryetari Gërxhaliu iu falënderuar ambasadores Kiliç për përkrahjen e pakursyer të Republikës së Turqisë në shtetndërtimin e vendit tonë dhe në zhvillimin ekonomik.

Ai u angazhua për ratifikimin sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ne mes të dy vendeve dhe theksoi nevojën e prezencës më të madhe të ndërmarrjeve nga Turqia në Kosovës, posaçërisht në lëmin e prodhimtarisë.

Kryetari Gërxhaliu vlerësoi lartë prezencën e kompanive turke në Kosovë dhe kontributin që ato janë duke i dhënë ekonomisë së vendit dhe u angazhua për ngritjen e këtij bashkëpunimi në nivel më të lart se sa në raportet tregtare në mes të dy ekonomive.

Ambasadorja Kiliç theksoi se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se do të vazhdoj ta përkrah vendin tonë në të gjitha iniciativat politike dhe ekonomike.

Vlerësoi se ka vend për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe se Turqia është e gatshme dhe e vendosur që edhe në të ardhmen të përkrah fuqishëm Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)