01 Maj 2024

IFC i jep KRK-së, kredi prej 1.5 milion Euro

Prishtinë, 4 shtator - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do t\'ia ofrojë kredinë prej 1.5 milion Euro institucionit mikrofinanciar Kreditimi Rural i Kosovës, (KRK) për të shtuar kreditë e dhëna bujqve, ndërmarrësve rural, the bizneseve të tjera të vogla në Kosovë, duke mundësuar zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës.

Financimi afatmesëm dhe afatgjatë është vital për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë dhe hapjen e vendeve të punës, por ai vazhdon të jetë i mangët në pjesën më të madhe të vendit. KRK përmirëson qasjen në fonde për fermerët dhe organizatat e vogla, të cilat shpesh hasin në vështirësi kur përpiqen t\'i sigurojnë fondet nga bankat e zakonshme komerciale.

“IFC-ja  do të na ndihmojë në rritjen e huadhënieve në zonat rurale dhe në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”, tha Lulzim Sadrija, Kryeshef Ekzekutiv i KRK-së. \"Pjesa kryesore e portfolios sonë përbëhet nga kreditë e ndara për individë për financimin e bizneseve mikro dhe të vogla, sikurse bujqësinë ose kultivimin e kafshëve.\"

Si pjesë esenciale e ekonomisë kosovare dhe e punësimit, bujqësia përfaqëson rreth 14 përqind të PBB-së dhe punëson rreth 20 përqind të popullatës. Pasi që portfolio e KRK-së fokusohet në bujqësinë primare dhe në përpunimin bujqësor në Kosovë - ku janë mbi 50% e kredive dhe 60% e klientëve - kredia e IFC-së do t\'i japë një shtytje zhvillimit më të gjithanshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

\"Përmes lejimit të kësaj kredie KRK-së, ne po japim mesazhin se kemi besim në sektorin mikrofinanciar në Kosovë,\" tha Thomas Lubeck, Drejtori Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. \"Institucionet mikrofinanciare janë jetike për zhvillimin e zonave rurale të Kosovës dhe ne vazhdojmë të përkrahim ndërmarrësit rural të kenë qasje në fonde.\"

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillim global që fokusohet ekskluzivisht në sektorin privat. Duke punuar me mbi 2000 biznese në mbarë botën, ne shfrytëzojmë kapitalin, ekspertizën, dhe ndikimin tonë, për të krijuar mundësinë aty ku më së shumti nevojitet. Në vitin fiskal 2015, investimet tona afatgjate në vendet në zhvillim u ngritën në afro 18 miliardë dollarë, duke ndihmuar sektorin privat që të luajë rolin kryesor në përpjekjen globale për të çrrënjosur varfërinë e skajshme dhe për të rritur prosperitetin e përbashkët. Për më shumë informata, vizitoni www.ifc.org.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)