20 Prill 2024

FMN-ja vlerësoi rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës

rishtinë, 3 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për procesin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë në zhvillimin ekonomik, performancën pozitive fiskale si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ecuria e programit të Kosovës me FMN-në është më pozitive se që është pritur dhe kjo për shkak të treguesve pozitiv në ekonomi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)