19 Prill 2024

MF-ja publikoi raportin gjashtëmujor ekonomik

Prishtinë, 2 shtator - Ministria e Financave është e përkushtuar që të ofrojë informacion sa më të drejtë dhe në kohë për  zhvillimet ekonomike në Kosovë.

Ky buletin gjysmë-vjetor paraqet një përpjekje për të ofruar informacion mbi zhvillimet në ekonominë e vendit për një periudhë gjashtëmujore, me të përfunduar ajo. Kjo, për dallim prej edicioneve të kaluara, ku është raportuar për gjashtë-mujorin një periudhë më vonë. Ky edicion i buletinit përmban informacion mbi klimën e biznesit, seksion ky që vjen si rezultat i bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës, për të cilin Ministria e Financave falënderon këtë institucion.

Buletini ndahet në dy pjesë kryesore: Zhvillimet ekonomike dhe ato fiskale, në kuadër të të cilave janë analizuar zhvillimet kryesore të pjesës së parë të këtij viti. Mund të shihni se theks i veçantë  në këtë edicion i jepet programit Stand-By, që është negociuar gjatë kësaj periudhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilit i kushtohet një pjesë e veçantë që sqaron më në detaje këtë program dhe e vë në kontekstin e kornizës aktuale zhvillimore të Kosovës.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2015 u karakterizua me ndryshime të rrënjësishme në financat publike, ku mund të veçojmë negocimin e Programit Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ky program është negociuar nga Qeveria e Kosovës në atë mënyrë që të lejojë hapësirë për projekte të mëdha zhvillimore, pa cenuar rregullën fiskale në mënyrë që të ruhet kredibiliteti fiskal.

Treguesit si qarkullimi i ndërmarrjeve, importi i mallrave investive, IHD-të, e eksporti i mallrave shënuan rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjë që sinjalizon për përmirësim të situatës ekonomike, por që mbetet të shihet se si dhe në ç’masë do të ndikojnë ndryshimet tatimore që u iniciuan si rezultat i politikave që burojnë nga Programi i Qeverisë. Implementimi i ndryshimeve në sistemin tatimor ,që tashmë ka filluar të zbatohen më 1 shtator 2015, pritet të ndikojë në veçanti në stimulimin e prodhimit vendor, veçanërisht nëse rikujtojmë pritjet e bizneseve të sektorit të prodhimit nga pjesa mbi përshtypjet për klimën e biznesit. Kjo me qëllim të zëvendësimit të importit në përpjekje për të përmirësuar deficitin tregtar i cili vazhdon të mbetet sfidë për Kosovën. Përpjekjet ishin të orientuara në atë mënyrë që ndryshimet të komplementojnë njëra tjetrën sa më shumë, pra (ndër të tjera) është përshkallëzuar TVSH, janë liruar nga TVSH inputet që hyjnë në linjën e prodhimit, si dhe janë liruar pajisjet e teknologjisë informative të cilat përveç si fushë në vete, shfrytëzohen mjaft edhe në shumë industri/fusha tjera duke zgjeruar kështu ndikimin e tyre edhe tek sektorët tjerë të ekonomisë.

Duke konsideruar kohën e fillimit të aplikimit të tyre dhe periudhën e adaptimit të agjentëve ekonomik me legjislacionin e ri, pritet që efektet e këtyre ndryshimeve të fillojnë të vërehen vitin e ardhshëm ndërsa më tepër duke shkuar nga vitet 2017 dhe 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)