24 Prill 2024

Pacolli: I keni veç 7 ditë afat për ta zbatuar marrëveshjen

Prishtinë, 1 shtator - Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë për policat kufitare Rrahim Pacolli po qëndron sot në pikën kufitare në Merdare për të parë se si po zbatohet marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë.

\"Sot vizitova pikën kufitare në Merdare për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës, veçanërisht zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar. Nga informatat që kam marrë , shpreha publikisht shqetësimet e mija lidhur me keqtrajtimet psiqike e në disa raste edhe fizike, që po u shkaktohen qytetarëve të Kosovës\", ka shkruar Pacvolli në Facebook.

Sipas tij qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin serb me targa RKS detyrohen të ndërrojne targat ne ato “Proba” ,gjë që rezulton në pagesa shtesë. Kjo është shqetësuese edhe për industrinë e sigurimeve, sepse kemi ankesa të shumëta nga klientët tanë. Ata kërkojnë dëmshpërblim për këto pagesa shtesë e që nuk janë të përfshira në policë të sigurimit.

\"Si rrjedhojë, i kam dhënë ultimatum palës serbe, që në afat prej shtatë ditësh të implementojnë marrëveshjen e nënshkruar, në të kundërtën marrëveshja do të ngrihet, deri në zbatimin e plotë të saj\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)