25 Prill 2024

Hoti takohet me Ambasadorin e ri amerikan Greg Delawie

Prishtinë, 31 gusht – Ministri i Financave Avdullahu Hoti është takuar sot  në takim kurtuazie me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Gjatë këtij takimi njoftues, ministri Hoti e uroj ambasadorin Delawie për mandatin e tij të ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen e përhershme dhe të pa kursyer të ShBA-së  dhënë Kosovës dhe  në veçanti Ministrisë së Financave.  Me këtë rast ministri Hoti  shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave të thellojë bashkëpunimin edhe më tej .

Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi ministrin Hoti për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)