25 Prill 2024

Inaugurohet Rinovimi i shtratit të lumit Topllua në Mamushë

Mamushë, 31 gusht – Sot bëhet Inaugurimi i projektit \"Rinovimi i shtratit të lumit Topllua në Mamushë.

Ky projekt është pjesë e programit të BE-së“Kosova e Bukur”, i cili po mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre, mirëpo edhe me qëllim të krijimit të vendeve të punës afatshkurtra për personat e papunësuar për një kohë të gjatë në Kosovë.

Gjithsej 183,423 euro janë shpenzuar në këtë projekt për ndërtimin e murit mbrojtës, instalimin e murit rrethues, krijimin e shtigjeve për ecje dhe instalimin e ndriçimit publik, ulëseve dhe shportave për mbeturina.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një mjedisi më të mirë për qytetarët e Mamushës dhe, më e rëndësishmja, zbutja e rrezikut ndaj vërshimeve të mundshme, si rezultat i të reshurave të mëdha,qëndikojnë në biznesin e fermerëve në tokën bujqësore pranë lumit.

Ndikimi i këtij projekti në punësim është: krijimi i 84 vendeve të punës, përfshirë58 persona të përzgjedhur nga Qendra Komunale për Punësim si persona të papunësuar për një kohë të gjatë. Prej këtyre 58 personave, janë punësuar 1 person me aftësi të kufizuara, 2 persona nga grupet minoritare, 4 gra dhe 24 të rinj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)