26 Prill 2024

Themelohet Forumi i Investimeve i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Vjenë, 27 gusht - Si rezultat i lidershipit te Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë, në margjina të Samitit të Vjenës, që organizohet si rezultat i Procesit të Berlinit, inicuar nga Kancelaria gjermane Angela Merkel, sot është themeluar Forumi i Investimeve i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Ky Forum ka si synim kryesor qe Odat Ekonomike te organizohen dhe te jene partnere te fuqishëm te biznesit dhe institucioneve te rajonit ne rritje te investimeve, punësimit dhe zhvillimit te qëndrueshëm.
 
Ky Forum është themeluar me përkrahje te fuqishme te Qeverive te vendeve udhëheqëse te Procesit te Berlinit dhe te vendeve te rajonit dhe ne prezence te Kryetarit te Nderit te Eurochambres, njëheri Kryetar i Odes Ekonomike te Austrisë, i cili me këtë rast theksoi rendësin e fuqizimit te bazës ligjore për funksionimin e sistemit te Odave ne te gjitha vendet e rajonit, sipas modelit austriak apo te vendeve tjera Evropiane, si një nga parakushtet për përfaqësim te fuqishëm te bizneseve dhe mundësive për investime.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi rendësin e themelimit te këtij Forumi si mekanizëm kryesor rajonal për nxitje te bashkëpunimit ekonomik, përgatitje te projekteve për investim dhe punësim dhe përmirësim te klimës për të bërit biznese ne te gjitha vendet e rajonit.

Kryetari Gërxhaliu, gjithashtu theksoi rendësin e përfaqësimit te të gjitha bizneseve, përmes fuqizimit te Odave Ekonomike si platforma te qëndrueshme te organizimit te bizneseve, jo vetëm atyre te mëdha, por edhe te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme.
Takimi i radhës i Forumit te Investimeve do te mbahet ne Budvë të Malit të Zi, me datat 21 - 23 Tetor 2015.

(Fund)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)