29 Mars 2024

AKB hap zyrën në Mitrovicë

Mitrovicë, 5 gusht - Aleanca Kosovare e Biznesit, ka hapur Zyrën e bizneseve në Mitrovicë,e ndihmuar edhe nga komuna dhe Agjencia Rajonale Zhvillimore Veri, aty ku përfshihen dhe bashkohen komuniteti i biznesit edhe i Skënderajt, Vushtrrisë, Zveqanit, Leposaviqit e Zubin Potokut.

Po ashtu është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të AKB-së Agim Shahinit dhe atij të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, ku të dy kryetarët u zotuan dhe premtuan mbështetje maksimale për komunitetin e biznesit të kësaj ane e më gjerë.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se hapja e kësaj zyreje ka rëndësi të madhe, ku dhe bizneset si shqiptare e edhe ato serbe të veriut mund të takohen e shprehin shqetësimet e tyre që kanë.
Kjo zyrë do të jetë në funksion të bizneseve të Mitrovicës, Vushtrrisë, Skënderajt, Zveqanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

Sipas tij kjo zyrë do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik në regjionin e Mitrovicës, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve si dhe eliminon të gjitha barrierave të cilat bizneset i kanë paraqitur në zyrat për ekonomi dhe financa në Komunën e Mitrovicës.

"Ekonomia e shtetit tonë është në gjendje jo të lakmueshme dhe që duhet nxitur zhvillimin e sektorit privat", tha Shahini.

Sipas tij iniciativat zhvillimore shpesh  pengohen dhe investitorët janë ngopur  me pritje, kafe, dreka e darka, por jo edhe me politika të mira investive. Si pasoj e kësaj vitin e kaluar ikën 39.4 për qind e investitorëve të huaj dhe pati më shumë se 100 milionë invetsime direkte te huaja më pak. 

“AKB-ja, do të tentojë të sjellë donatorë të ndryshëm në këto hapësira ku ka potenciale të jashtëzakonshme për investime. Regjioni i Mitrovicës dikur ishte i njohur në tërë botën për pasurin e saj dhe zhvillimin ekonomik, sot ai zhvillim i përket vetëm të kaluarës, ndërsa edhe më tej Mitrovica mbetet në qendër të vëmendjes botërore, por jo si e zhvilluar, porsi e ndarë e me plotë problem politike. Prandaj kjo zyrë do të tentoi që ti’a kthej namin dhe vëmendjen e  dikurshme kësaj ane. Investitorët nuk do të duhej të pengohen në asnjë mënyrë, por të ndihmohen”, tha kryetari i AKB-së.

Ai kërkoi nga institucionet qendrorore që të ndryshojnë tërësisht politikat fiskale në favor të bërjes së biznesit, ndërsa nga pushteti lokal krijimin e lehtësirave në interes të investitorëve potencial.

Ndërsa Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se janë në funksion që të bëjnë diçka të mirë jo vetëm për qytetarët, por edhe bizneset e kësaj ane me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së jetës së qytetarëve.

Ai tregoi se biznesit po i kushtojnë rëndësi të veçantë dhe hapësirë për të vepruar e zhvilluar më hovshëm.

„Ne si komunë jemi të gatshëm që të ndihmojmë bizneset që të rriten e zhvillohen pa barriera, sepse investitorët janë ata që krijojnë vende pune për qytetarët dhe zhvillojnë shtetin", tha Bahtiri.

Mimoza Abrazhda, koordinatore e AKB-së për regjionin e Mitrovicës, premtoi se do të jetë gjithnjë në krahë të bizneseve dhe urë lidhëse ndërmjet tyre, komunës dhe institucioneve tjera me qëllim që të krijohen lehtësira për bizneset, të eliminiohen barrierat dhe të ketë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për popullatën.

 Të pranishëm ishin biznese shqiptare, por edhe ato serbe nga të gjitha komunat e kësaj ane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)