23 Prill 2024

Greqia merr 24 miliard euro ndihma

Athinë, 2 gusht - Në kuadër të zbatimit të planit të shpëtimit për qeverinë greke, Athina në fillim të gushtit nga kreditorët ndërkombëtar do të marrë 24 miliard euro ndihma.

Kryeministri Alexis Tsipras pranoi gjatë së premtes se qeveria e tij kishte pasur plane të fshehta rezervë, në rast se Greqia do të detyrohej të dilte nga Eurozona, por refuzoi akuzat se ai kishte ideuar kthimin te dhrahmia.

Tsipras u detyrua të jepte llogari mbi këtë çështje në Parlament, pasi ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis zbuloi gjatë kësaj jave përpjekjet për të piratuar kodet fiskale të qytetarëve, në mënyrë që të krijohej një sistem paralel pagesash, duke shkaktuar tronditje dhe zemërim në Greqi.

Zbulimi ashpërsoi edhe më tej presionin ndaj Tsiprasit, i cili është përballur javët e fundit me një rebelim brenda partisë së tij Syriza, por edhe me nisjen e bisedimeve të vështira me Bashkimin Europian e Fondin Monetar Ndërkombëtar për të siguruar një program të tretë shpëtimi, e të dyja këto “zjarre” brenda më pak se 3 javësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)