26 Prill 2024

Boshnjakët protestojnë kundër projektit për Kod të ri të Punës

Sarajevë, 1 gusht - Mijëra boshnjakë dolën në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër projektit për Kod të ri të Punës, duke deklaruar, se ai shkel të drejtat e punëtorëve.

Qeveria e Federatës Boshnjake myslimane-kroate  parashtroi projektin në parlament, por protestuesit këmbëngulën që ai të mos diskutohet përpara përfshirjes së sindikatave në hartimin e tij.

Në Republikën Serbe ligji ende nuk ka arritur në parlament, por pakënaqësia është e njëjtë. Liderët e Bosnjës dëshirojnë të përafrojnë vendin tek anëtarësimi në BE duke realizuar reformat sociale dhe ekonomike të rekomanduara nga BE dhe ligji i ri është pjesë e këtyre reformave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)