26 Prill 2024

Banka turke “Ziraat”, hapet në Azerbajxhan

Baku, 29 korrik - Pjesëmarrësi i bankës agrare turke “Ziraat Bankasi” në Azerbajxhan, Ziraat Bank Azerbajxhan ASC, ka filluar aktivitetin në Baku.

Banka është themeluar me një kapital 50 milionë ‘manat’ dhe në fazën e parë do të ofrojë shërbimet e saj me filialin në İçerişehir të Bakusë.

Përveç Azerbajxhanit banka turke Ziraat ka degë të saj edhe në vende të tjera jashtë shtetit, si në Gjermani, Bosnjë-Hercegovinë, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Turkmeni dhe Malin e Zi.

Momentalisht Ziraat Bank me filialet dhe ortakët e saj jashtë vendit ofron shërbime me më shumë se 90 filiale në 18 vende të ndryshme të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)