28 Mars 2024

Sot fillon konferenca e investitorëve në Gjakovë

Gjakovë, 29 korrik - Komuna e Gjakovës me mbështetje të sektorëve të ndryshëm për zhvillim të qëndrueshëm do të organizojë për herë të parë konferencën e investitorëve që do të mbahet nga sot në Shkollën e Muzikes \"Prenk Jakova\" e cila gjendet rreth 300 metra larg objektit te Komunes.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ka thënë se konferenca e Investitorëve është një inciativë e Komunës së Gjakovës që ka për qëllim promovimin e komunës dhe regjionit të saj si një destinacion potencial për investitorët e jashtëm dhe lokal.

Objektivat e konferencës janë: Krijimi i një platforme preznatuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të berë biznes, prezantimi i projekteve dhe materialeve promovuese për zonat me potencial investimi dhe shkëmbimi ideve ndërmjet bizneseve, investitorëve, komunës dhe qytetarve.

\"Konferenca e investitorëve do të sjell një diskutim rrreth projekteve konkret me qëllim të mbështetjes së tyre në ngritjen e kapacitetve në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës për një zhvillim të përgjithshëm të komunës\", ka theksuar Kusari - Lila.

Një ngjarje e tillë sipas saj do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të këtij qyteti në ngritjen e shërbimeve publike dhe në promovimin e Gjakovës si komunë me potencial.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)