26 Prill 2024

Shqyrtohet nisma për Projektligjin për siguri në punë në miniera

Prishtinë, 28 korrik - Shqyrtimi në parim i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, si dhe shqyrtimi i nismës legjislative për Projektligjin për siguri në punë në miniera, ishte temë e mbledhjes së sotme e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Projektligjin për treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, para komisionit e paraqiti Avni Kastrati, zv. ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Ai foli për fushën dhe rëndësinë e miratimit të Projektligjit, ndërkaq, vuri në spikamë se miratimi i tij krijon kushte për eksportin e prodhimeve vendore. Ai po ashtu sqaroi se projektligji i propozuar nga MTI-ja është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe është i harmonizuar me legjislacionin e BE-së.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligji është i nevojshëm dhe adekuat për rregullimin e fushës së paraparë, andaj edhe e përkrahën në parim. Pas kësaj, ky projektligj do të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.

Në vijim, komisioni shqyrtoi nismën legjislative të deputetes Sala Berisha- Shala, për Projektligjin për siguri në punë në miniera.

Ajo foli për angazhimet e grupit punues, ndërkaq, falënderoi ekspertët e fushës të angazhuar në realizimin e kësaj nisme legjislative.

Anëtarët e komisionit, pasi ofruan rekomandimet lidhur me këtë nismë legjislative dhe përgëzuan grupin punues për punën e deritashme, vendosën që shqyrtimi i saj të vijojë edhe në një nga mbledhjet e radhës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)