25 Prill 2024

Murati: Po kapitalizohen potencialet e diasporës

Prishtinë, 28 korrik - Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se po bëhen përpjekjet maksimale të kapitalizmit të potencialeve të diasporës.

Ai ka treguar se në funksion të kësaj, ministria me të cilën udhëheq ka punuar shumë në krijimin e rrjeteve profesionale nëpër vende të ndryshme të botës.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Murati ka vlerësuar se krijimi i rrjeteve të bizneseve ka qenë më i suksesshëm.

“Në funksion të kapitalizimit sa më të mirë të potencialit financiar dhe njerëzor të diasporës sonë, Ministria e Diasporës ka punuar shumë për krijimin e rrjeteve nëpër vende të ndryshme të botës. Deri tani janë krijuar shumë rrjete profesionale të të rinjve dhe të biznesit”, ka thënë Murati. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)