27 Prill 2024

Ilir Aliu zgjedhet kryetar i bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës

Prishtinë, 27 korrik - Në takimin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK) është bërë përzgjedhja e kryetarit të bordit të drejtorëve të SHBK-së.

Me konsesus të plotë, kryetar i bordit të drejtorëve me një mandatë prej 2 vitesh u zgjodh Ilir Aliu njëherësh edhe drejtor gjeneral i ProCredit Bank në Kosovë.

Me rastin e përzgjedhjes së tij në funksionin e kryetarit të bordit të drejtorëve Aliu tha “Sektori bankar në Kosovë është një ndër sektorët më të zhvilluar dhe modernizuar dhe gjithashtu një kontribues i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

Andaj të jesh në krye të Shoqatës së Bankave, që njëherit është edhe zëri i industrisë bankare është një përgjegjësi por edhe nder i madh.

Kontributi im në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori do te jetë i pa kursyeshëm në mënyrë që oferta e shërbimeve bankare të avancoj në çdo aspekt, por edhe ambienti i të bërit biznes të përmirësohet\'\' .


Ndërsa drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Petrit Balija, me rastin e përzgjedhjes së kryesisë së re të bordit të drejtorëve tha “ Detyra e kryetarit të bordit ka një rëndësi të madhe për Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe sektorin financiar në Kosovë.

Me këtë rast përgëzoj z. Ilir Aliu për zgjedhjen e tij dhe jam i sigurtë që Aliu do të kontribuojë fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë bankare në Kosovë. ”
Shoqata e Bankave të Kosovës është themeluar në vitin 2002 dhe përfaqëson gjithsej 9 banka komerciale, anëtare në SHBK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)