19 Prill 2024

Eurogrupi i jep ultimatum Greqisë

Bruksel, 8 korrik - Udhëheqësit evropianë i kanë dhënë kryeministrit grek, Alexis Tsipras, shansin e minutës së fundit, për të dalë me reforma të gjithanshme që do ta shpëtonin vendin e tij nga kolapsi financiar.

Liderët kanë rënë dakord që samiti i fundit të mbahet më 12 korrik dhe kanë autorizuar Bankën Qendrore Evropiane që të sigurojë likuiditet për bankat greke deri në atë datë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka kërkuar nga të 28 anëtarët e BE-së që të ndjekin mbledhjen në Bruksel, duke thënë se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës”.

Eurozona ka pritur të martën që Greqia të dalë me plane të reja, pasi votuesit grekë kanë kundërshtuar kushtet e kreditorëve për ndihmë, në referendumin e së dielës, por autoritetet greke nuk kanë pasur ndonjë propozim të ri.

Nëse Greqia nuk arrin të sigurojë fondet e ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, ajo rrezikon daljen nga Eurozona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)