24 Prill 2024

SHBA e Britania shtetet me borxhin më të madh në botë

Washington, 7 korrik - Vendin e parë e zë vendi më i fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas të dhënave të fundit, borxhi i tyre arrin në rreth 18.5 trilionë dollarë, që do të thotë se borxhi i tyre për banor është 58.437 dollarë.

Në vendin e dytë është Mbretëria e Bashkuar, me një borxh prej 9.5 trilionë dollarë. E treta Franca me 5.7 trilionë, e pasuar nga Gjermania me 5.5 trilionë dollarë amerikan.

Borxhet e vende të tjera të top 10-shes:

Luksemburg – 3.4 trilionë dollarë

Kina – 3 trilionë

Japonia – 2.8 trilionë

Itali – 2.6 trilionë

Irlandë – 2.6 trilionë

Holanda – 2.5 trilionë

Duhet theksuar se, pavarësisht faktit që Greqia ka një borxh shumëfish më të vogël se sa vendet e listës së 10-shes, kjo nuk do të thotë se ajo ndodhet në situatë më të mirë se sa ato, pasi shuma e borxhit lidhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)