20 Prill 2024

BE pret propozimet e reja greke për rinisjen e bisedimeve

Bruksel, 7 korrik - Zyrtarët europianë por nxisin autoritetet greke të paraqesin propozime serioze me synim rinisjen e bisedimeve për ndihmën financiare, një ditë pasi qytetarët grekë votuan kundër masave të reja shtrënguese ekonomike.

Kryeministri Alexis Tsipras do të përballet të martën me liderët europianë në Samitin e Eurozonës.

Pas takimit në Paris me presidentin francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel i bëri thirrje autoriteteve greke që \"të jenë të përgjegjshëm\" për reformimin e ekonomisë.

\"Dera e bisedimeve mbetet e hapur. Por nuk janë vendosur ende parakushtet për rinisjen e bisedimeve për një program konkret të stabilitetit europian. Kjo do të thotë që nesër, kryeministri grek duhet të na thotë si duhet të veprojmë dhe çfarë propozimesh konkrete ai na ofron lidhur me një program afatmesëm, që do ta çojë Greqinë në rrugën e rritjes ekonomike dhe të progresit.\"

Nga ana e tij, presidenti i Francës Hollande kërkoi nga qeveria greke të paraqesë propozime serioze dhe të besueshme, në mënyrë që vendi i tij të mbetet në Eurozonë.

Një shenjë se Athina është e prirur për të negociuar një marrëveshje të re është dorëheqja e ministrit të financave Yannis Varoufakis, dukshëm pas presionit të ministrave të tjerë të financave të eurozonës, të cilët nuk e duan atë si partner në bisedime.

Varoufakis është zëvendësuar nga kryenegociatori i bisedimeve Euclid Tsakalotos, i cili ka deklaruar se duhet përfituar nga referendumi i së dielës për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën e borxhit në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)