16 Prill 2024

EULEX jep 15 vetura për Doganën e Kosovës

Prishtinë, 7 korrik - Sot në Doganën e Kosovës u mbajt ceremonia e donacionit të 15 automjeteve nga misioni i EULEX-it.

Ky donacion u dorëzua personalisht nga Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna pranojë donacionin.

Me rastin e këtij donacioni Rafuna tha se Eulex gjithmonë ka ndihmuar Doganën e Kosovës përmes donacioneve të pajisjeve po ashtu edhe me asistencë teknike përmes stafit të EULEX.

"Ky është donacioni i radhës që Dogana e pranon nga EULEX, dhe me këtë rast unë falënderoj Meucci i cili personalisht është angazhuar që dogana ta përfitojë këtë donacion."

"Ky donacion do të na ndihmoj që të realizojmë në mënyrë efikase detyrat tona, këto vetura do të përdoren për ekipet antikontrabandë."

"Pa dyshim që donacionet si këto ndihmojnë në arritjen e standardeve evropiane gjithashtu ndihmojnë në luftimin e evazionit fiskal dhe indirekt reflektojnë në më shumë të hyra për buxhetin e shteti që është edhe strategjia e Qeverisë së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo – formale.  

"Donacionet e automjeteve janë pjesë normale e punës së EULEX, por veçanërisht sot jam i kënaqur që dorëzoj këto automjete për Doganën e Kosovës” tha z. Meucci gjatë ceremonisë.

“Dogana e Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm z.Rafuna dhe përkrahjen e Ministrit të Financave z. Hoti, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që të përmirësoj proceset dhe luftoj korrupsionin.  Dogana e Kosovës ka treguar që është lidere në rajon” theksojë shefi i EULEX.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)