25 Prill 2024

Jep dorëheqje ministri i Financave të Greqisë

Athinë, 6 korrik - Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas rezultatit të referendumit të së dielës, që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.

Me anë të një postimi në Twitter të hënën, ai bëri të ditur se ministrat e Eurogrupit i kanë lënë të kuptojë se mungesa e tij do të vlerësohej shumë dhe për këtë arsye nuk do të jetë më ministër i Financave.

Gjithashtu, Varoufakis shtoi se edhe kryeministri Tsipras mendon se largimi i tij do e ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me partnerët europianë.

Ai shtoi: Referendumi i 5 Korrikut do të mbetet në histori si një moment unik, kur një vend europian u ngrit ndaj presionit të borxhit\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)