19 Prill 2024

Këtë javë temperaturat deri 35 gradë

Prishtinë, 5 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se Kosova do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika  Veriore.

“Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po hymë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, do të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Pjesa qendrore dhe veriore e Kontinentit do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot jostabil me reshje shiu, derisa e gjithë pjesa tjetër  e Kontinentit do të ndikohet nga masat e thata dhe të nxehta të ajrit të përcjelluar me pak vranësira dhe kthjellime dominuese”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Sipas IHK-së, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. “Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-38 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të pësojë zbritje ditën e mërkurë dhe si rezultat i kësaj zbritje në ditët vijuese  do të ketë edhe rënie të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)