29 Mars 2024

Të enjten mot me diell

Prishtinë, 1 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nga nesër deri në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

“Temperaturat minimale do të lëvizë ndërmjet 11C-13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C deri 29C celsius.Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë ti mbajë vlerat e larta 1017mb-1020mb. Kjo gjendje stabile e motit do të jetë  si rezultat i masave të ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Temperaturat të larta pritet të regjistrohen në Kontinentin Europian , kurse  Gadishulli  Skandinav dhe Europa verilindore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me rrebeshe shiu. Rrebeshe shiu do të ketë edhe në Alpet e Europe”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

 Sipas IHK-së,  mot me diell dhe me temperatura maksimale nga 31C deri 33C celsius do të mbajë për gjatë vijës bregdetare të Shqipërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)