19 Prill 2024

KKZHEK do t’i adresojë të gjitha sfidat e biznesit dhe investimeve

Prishtinë, 30 qershor  - Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE), mbajti takimin e dytë për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e reformave për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë njëherësh kryesuese e KKZHE-së, Hykmete Bajrami, theksoi  se ne jemi zotuar që Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ta shndërrojmë në një forum shumë të rëndësishëm për formalizimin e dialogut publiko-privat në mes të institucioneve të Kosovës dhe biznesit privat.

“Ne, po ashtu jemi zotuar që Këshilli do t’i adresojë të gjitha sfidat e biznesit dhe investimeve dhe do të rekomandoj masa për institucionet e Republikës së Kosovës për të krijuar politika të favorshme ekonomike dhe lehtësira për bizneset.”, theksoi ministrja Bajrami.

Ajo më tej veçoi dy lajme të mira për bizneset duke pohuar se ky vit do të jetë vit i përmirësimit real të klimës së biznesit në Kosovë, së pari: aprovimi i Koncept-dokumentit për themelimin e Fondit për Garantim të Kredive, i cili kapitalin fillestar do ta krijojë kryesisht nga mbështetja e donatorëve, fillimisht nga USAID, KFW dhe SECO, të cilët janë zotuar që të kontribuojnë në këtë fond rreth 18 milionë eurosh.

Ndërsa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka zotuar 1 milion euro me buxhetin e vitit 2015 dhe do të vazhdojë të përkrahë këtë Fond edhe gjatë viteve në vazhdim. Qëllimi kryesor i këtij Fondi është që ta adresojë një nga barrierat kryesore të biznesit që është qasja në financa dhe kostoja e lartë e kapitalit. Lajmi tjetër vazhdoi më tej, kryesuesja e KKZHEK-së, Hykmete Bajrami, është se Kuvendi i Kosovës, me 28 maj ka miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-199 për gjykatat, përmes të cilit parashihet që në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë të funksionojë edhe Divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj, që do të ketë juridiksion për tërë territorin e Kosovës. Ky ligj do të shtojë edhe më tej sigurinë e investitorëve për të sjellë kapitalin e tyre në Kosovë.

Anëtarët e  Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik shqyrtuan edhe situatën aktuale në Kosovë  në lidhje me sistemin e mbikëqyrjes së tregut në Kosovë dhe nevojën për rishikimin e tij duke i bërë një diagnostikim situatës reale për të përcaktuar modelin më të mirë për të funksionalizuar sistemin inspektues në Kosovë, në mënyrë që të përmirësohet ambienti biznesor për të gjitha kompanitë afariste që operojnë në Kosovë.

Në mënyrë që legjislacioni i Kosovës të jetë sa ma i favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja, KKZHE  do të angazhohet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, kërkesë e cila u shtrua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Anëtarët diskutuan edhe Koston e shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara me ç’rast Aleancës Kosovare e Bizneseve propozoi ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2014. Oda Ekonomike Amerikane propozoi që  institucionet publike të Republikës së Kosovës të fillojnë që ta përfshirjen klauzolën e arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik. Propozimi i fundit për këtë takim ishte nga Oda Ekonomike e Kosovës, që të krijohen lehtësira për investime në hidroenergji dhe në energjinë e ripërtitshme

Në këtë takim u formuan edhe katër grupe punuese siç janë:  Grupi punues për çështje legjislative dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve; Grupi punues për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare; Grupi punues për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, investime publike dhe investime në infrastrukturën e cilësisë; Grupi punues për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve nga Diaspora në Kosovë të cilat do të trajtojnë të gjitha çështjet e shtruara në takimet e KKZHE-së dhe do t’i paraqesin Këshillit rekomandime për adresimin e këtyre çështjeve.

Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të mbahet me 8 shtator 2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)