19 Prill 2024

ASK: Rriten çmimet e industrisë

Prishtinë, 29 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës  (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për TM1 2015.

Kjo anketë me të dhënat që ofron synon ta paraqesë ecurinë në industri (B-nxjerrëse, C- përpunuese, D-furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E-furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, ka pasur një rritje prej: 14.0 % në Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D); 7.5%, në Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E); ndërsa, ka pasur  rënie prej:  66.9%, në Industrinë Nxjerrëse (B) dhe në Industrinë Përpunuese (C) me 28.0 %.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2014 ), aktiviteti Industria përpunuese (C) ka pasur një rritje prej 8.2%. Ndërsa, kishte rënie: Industria Nxjerrëse (B) prej 43.7%; Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 7.5%, si dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 4.4%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)