23 Prill 2024

FMN e përkushtuar që Kosova të ketë zhvillim ekonomik

Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim njoftues përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë  Ruud Vermeulen, i cili nga korriku i këtij viti do ta  zëvendësoj përfaqësuesin aktual të FMN-së  Frank Lajkwik, i cili  gjithashtu ishte i pranishëm në takimin e sotëm.

 Ministri Hoti gjatë takimit e falënderoi Lajkwik për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për kontributin në përgatitjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe FMN-së.

Ai, po ashtu përfaqësuesit të ri të  FMN-së Ruud Vermeulen i uroi mirëseardhje dhe detyrën e re në Kosovë, dhe theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet  FMN-së dhe Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen ku edhe shpresojmë se bordi i FMN-së do ta aprovoj marrëveshjen me Kosovën.

Ministri Hoti gjithashtu e  njoftoi Vermeulen për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e një sërë ligjesh të cilat ndikojnë në krijimin e kushteve të të bërit biznes, masat e marra fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal.

Ndërsa, përfaqësuesi i ri i FMN-së Ruud Vermeulen duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen theksoi se do të jetë këtu për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, dhe se FMN-ja është e përkushtuar që Kosova të ketë zhvillim ekonomik, stabilitet financiar dhe në këtë drejtim do ta ketë edhe ndihmën  e këtij institucioni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)