18 Prill 2024

OTKT-ja zgjedh kryetarin e ri

Prishtinë, 29 maj - Oda Tregtare Kosovare-Turke (OTKT), është bërë me kryetar të ri. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, kryetar i ri i kësaj ode është zgjedhur Bahadır Aksoy nga kompania “Universal Food”.

Po ashtu në këtë mbledhje është zgjedhur Bordi i ri i Drejtorëve. Në këtë mbledhje, përpos anëtarëve të OTKT-së ishin edhe ambasadorja e Turqisë Songul Ozan si dhe këshilltari i Tregtisë, Tamer Topaloğlu. Ambasadorja Ozan, ka thënë se Ambasada e Turqisë do ta vazhdojë përkrahjen për punën e Odës Tregtare Kosovare-Turke. Kryetari Ahmet Mithat Milli, i cili e ka përfunduar mandatin, ka deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë odën në çdo aspekt.

Ndërkaq kryetari i ri i OTKT-së, Bahadir Aksoy, ka thënë se do ta bëjë të pamundurën për ta bërë detyrën ashtu si duhet.
Bordi i ri i Drejtorëve të Odës Tregtare Kosovare-Turke përbëhet nga këto kompani: “Universal Food”, “Atlantik Group”, “BKT”, “TEB”, “Kosova e Re”, “İş Bankası”, “KEDS”, “Limak-Kosovo”, “THY”, “Newko Balkan”, “Marigona Residence”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)